Mori titullin Profesor i Asociuar në vitin 1991 dhe titullin Profesor në vitin 1996.
Në vitin 1994 ka themeluarShoqatën Kombëtare të Kirurgjisë Endokrine dhe ka ushtruar kryesinë e shoqatës për 2 mandate.
Anëtarësi themeluese në Shoqatën Evropiane të Kirurgjisë Endokrine dhe anëtarësi në Bordin Drejtues në vitet 2015–2018.
Në vitin 2003 anëtar themelues i Division of Endocrine Surgery të Bashkimit Evropian (UEMS) dhe deri në vitin 2019 ka punuar si Delegat Kombëtar.
Anëtarësi në Shoqatën Mjekësore Turke, Shoqatën Kombëtare të Kirurgjisë, International Association of Endocrine Surgeons (IAES), International Society of Surgery (ICS), American Association of Endocrine Surgeons (AAES), American Thyroid Association (ATA), Endocrine Society, American Association for Cancer Research (AACR) dhe American College of Surgeons (ACS).
Në vitet 1991 dhe 1993 iu dha Çmimi i International Association of Endocrine Surgeons.
Në vitet 1997 dhe 2007 fitoi «Çmimin e Studiuesit Shkencor» të Universitetit të Stambollit.
Ka gjithsej 12 libra dhe kapituj librash të botuar jashtë dhe brenda vendit.
Janë botuar gjithsej mbi 150artikuj, 56 prej të cilëve ndërkombëtarë (Sci H index 21).
Fushat kryesore të interesit klinik:
Kirurgjia endokrine,
Kirurgjia e kancerit të tiroides,
Disekcionet limfatike të qafës,
Sindromat e Neoplazisë së Shumëfishtë Endokrine,
Kirurgjia e paratiroides,
Kirurgjia e gjëndrës suprarenale (adrenale),
Tiroidektomia minimalisht invazive,
Adrenalektomia laparoskopike,
Adrenalektomia me një hapje të vetme (single incision),