Në vitet 1991-1992, në «Institute of Liver Studies, King’s College School of Medicine» (Londër), kreu punë klinike dhe aktivitete kërkimore në fushën e transplantimit të mëlçisë si «Clinical Research Fellow».
Në vitin 1996 u emërua në pozicionin e profesorit në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme të Fakultetit të Mjekësisë të Stambollit dhe punoi aty si mësimdhënës dhe studiues në seksionin e Gastroenterohepatologjisë deri në daljen në pension në vitin 2008.
Në vitet 2011-2013 ushtroi kryesinë e Shoqatës Turke të Kërkimeve të Mëlçisë.
Që nga viti 2012 vazhdon të ushtrojë kryesinë e Fondacionit Turk të Mëlçisë.
Në bazën ndërkombëtare («Pubmed») ka gjithsej 76 publikime me tekst të plotë; për këto publikime «h-indeksi është 31» dhe numri i citimeve(«citation») është 4816 (12 shkurt 2021).
Aktivitetet akademike dhe publikimet përqendrohen kryesisht te hepatitet virale, yndyrosja e mëlçisë, cirroza dhe komplikacionet e saj, transplantimi i mëlçisë, sëmundjet autoimune dhe ato të mëlçisë të shkaktuara nga ilaçet.
Anëtarësim në Fondacionin Turk të Mëlçisë (kryesia), Shoqatën Turke të Kërkimeve të Mëlçisë (anëtar themelues, kryesia, anëtarësim), Shoqatën Turke të Gastroenterologjisë (nënkryesia), EASL (European Association for the Study of the Liver), AASLD (American Association for the Study of Liver Diseases), AGA (American Gastroenterological Association) dhe «European Board of Gastroenterology».